TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Prill 2025, 10:23

Laert Vasili e thotë hapur: Big Brother-in e fitoi një analfabet funksional

Shkruar nga Pamfleti

Laert Vasili e thotë hapur: Big Brother-in e fitoi një analfabet

Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili, u rendit i treti në finalen e spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë për emisionin Shqipëria Live, ai ndau përvojën e tij gjatë pjesëmarrjes në këtë format të ndjekur nga publiku shqiptar.

Duke komentuar për fituesin e këtij edicioni, Vasili me iroini “vlerësoi” fitoren e Gjesti-t dhe ai dha edhe arsyet pse Gjesti nuk duhet të ishte fituesi i këtij edicioni.

“Ai e meritoi absolutisht fitoren. Arriti të përmbysë dinamikën në shtëpi, e çoi një nga vajzat në një gjendje të rënduar emocionale – ai i bëri të gjitha. Ndërsa unë jam një njeri ndryshe”, deklaroi aktori.

Më tej, ai shtoi: “E di që ka hyrë tre-katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar ndonjë këngë, por nuk realizoi asgjë. Kur kishim për të shkruar tekstin e këngës për Bana-king, nuk arriti të shkruante as edhe një varg. Megjithatë, publiku duket se preferon këtë lloj profili. Një analfabet funksional – prandaj është edhe më e bukura, ‘nota e mirë’.”

Në përfundim të garës, këngëtarja Rozana Radi zuri vendin e dytë, ndërsa Egli Tako u pozicionua në vendin e tretë.

Ndërkohë, fituesi Gjesti u shpërblye me çmimin prej 100 mijë eurosh dhe aktualisht është i angazhuar në projekte muzikore.

laert vasili gjesti analfabet

Lini një Përgjigje