TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Gusht 2023, 22:00

Kush e zhgënjeu Morena Tarakun? Këngëtarja: Nuk më dërguat asnjë mesazh

Shkruar nga Pamfleti

Kush e zhgënjeu Morena Tarakun? Këngëtarja: Nuk më

Një javë më parë, banesa e këngëtares së njohur Morena Tarakut në Turqi, ra pre e grabitjes. Artistja publikoi pamjet e shtëpisë si dhe dëmet që i shkaktuan. Në detajet e mëtejshme u mësua se autorët kanë marrë rreth 13 mijë euro, ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro.

Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen që ndodhi.

“Dhe ndër vite e kupton që ndihesh mirë dhe e sigurt vetëm afër familjes tënde të ngushtë sepse askujt tjetër nuk i intereson. Edhe faleminderit për gjithë ata që më shkruan dhe u kujdesën për mua dhe gjendjen time por edhe ata që nuk u kujtuan as me një sms të vogël që të më ngushëllonin kështu që nuk më duhet të iu mbaj ‘follow’ e t’iu shoh jetën fake që e keni. Shyqyr që ika në Kosovë për 15 ditë e pashë kush më thirri me ma qit një kafe a një drekë. Sa bukur e shtëpia ime në Turqi ishte e hapur gjithmonë për të gjithë. Kanë thënë njeriu sa jeton mëson”, shkruan Taraku.

morena taraku kengetarja

Lini një Përgjigje