TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Janar 2024, 10:23

“Kur keni humbur virgjërinë”, banorët e BBVK2 nisin të fërshëllejnë pas pyetjes së produksionit

Shkruar nga Pamfleti

“Kur keni humbur virgjërinë”, banorët e BBVK2 nisin

Për banorët e Big Brother Vip Kosova2 produksioni kishte përgatitur disa pyetje “pikante”.

Konkurrenti i parë që u përball ishte Blerando, i cili hasi në pyetjen:

“Kur e ke humbur virgjërinë, në çfarë moshe?”. Blerando i sikletosur nisi të fërshëllejë, duke shkaktuar të qeshura tek banorët e tjerë.

Fillimisht ai hezitoi, por më pas e pranoi se një eksperiencë të tillë e kishte përjetuar për herë të parë akoma pa u bërë 16 vjeç.

Pyetje interesante pati edhe për Santianën, Lindën e Albën.

Albës i ra pyetja: A të frikëson idea e bashkëjetesës, por ajo u përgjigj shkurt “Jo”.

Për Lindën ishte pyetja: Çfarë të bën të ndihesh mirë?

Banorët nisën duke bërë shaka e duke i thënë: Ty të bëjnë vezët të ndihesh mirë.

Por këngëtarja ishte e sinqertë kur tha:

“Kur të shoh çekun ndihem mirë. Kur kam punuar dhe kanë ardhur paratë më pas jam ndjerë mirë.”

Më pas ishte radha e Santianës, e cila u pyet: Me kë nga banorët do bëje seks (nëse do ishte e detyrueshme).

Santiana ishte shumë e vendosur kur tha: “Me asnjërin”.

Ajo madje zgjodhi dënimin, i cili i ra të përballej me fobinë e saj që ishin merimangat, por nuk kaloi ndonjë sprovë se u përgjigj saktë për pyetjen se “Cili është termi korekt për frikën ndaj merimangave”. /Pamfleti

 

bbvk2 pyetje pikante

Lini një Përgjigje