TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Janar 2024, 09:51

Prokuroria e Milanos nis zyrtarisht hetimet për mashtrim ndaj Chiara Ferragni

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Milanos nis zyrtarisht hetimet për mashtrim ndaj Chiara

Prokuroria e Milanos ka nisur zyrtarisht hetimin për mashtrim ndaj influencueses Chiara Ferragni dhe Alessandra Balocco, pronare e një kompanie që prodhon ëmbëlsirën e njohur tradicionale të Krishtlindjeve, “pandoro”.

Bashkëpunimi mes Ferragnit dhe Baloccos i referohet një nismë bamirësie të ndërmarrë një vit për parë për blerjen e pajisjeve diagnostikuese për një spital pediatrik në Torino.

Sipas të dhënave të deritanishme, donacioni për spitalin dyshohet se është bërë nga kompania para se të fillonin shitjet e panetoneve, ndërsa çmimi i ëmbëlsirës për shkak të “reklamës” së influencueses u trefishua.

Sipas gazetës “La Stampa”, janë sekuestruar një pjesë e bisedave mes influencueses me Baloccon, nga e cila dyshohet se kanë dalë sekrete të rëndësishme.

Kujtojmë që autoritetet italiane po vijojnë hetimet për dy aktivitete të tjera tregtare të lidhura, siç u njoftua, me nismë bamirësie: shitjen e vezëve të Pashkëve dhe një kukull, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Chiara Ferragnin.

prokuroria milano hetime chiara ferragni

Lini një Përgjigje