TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2023, 11:00

Kristi ‘nuk mban më’, puth e përqafon striptisten dhe nuk do ta lërë të shkojë

Shkruar nga Pamfleti

Kristi ‘nuk mban më’, puth e përqafon striptisten dhe nuk

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u organizua festa e beqarisë për Luiz Ejllin. Vëllai i Madh kishte menduar për detajet, pasi në shtëpi u futën disa striptiste.

Por këngëtarin nuk e lanë vetëm, pasi në BB VIP u rikthyen edhe disa nga ish-banorët si Ronaldo, Lorenci, Sabiani dhe Gerti.

Këtë festë nuk e ka shijuar vetëm Luizi, pasi edhe Krist Aliaj duket se e ka shijuar në maksimum. Madje kur stiptisteve iu kërkua që të iknin, ai po e përqafonte dhe nuk e linte të largohej.

Këtu ndërhyn Lorenci, i cili u thotë se kur të dalë Kristi nga BB VIP, do i takojë së bashku.

“O Krist do takoheni jashtë e di. Do ta sjell unë moj ç’ke. Hajde o budalla”, i thotë Lorenci Kristit.

kristi striptistja

Lini një Përgjigje