
Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e “Big Brother VIP” është organizuar një festë beqarie për Luiz Ejllin.
Këngëtari i njohur, i cili i propozoi për martesë Kiara Titos brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se e ka shijuar në maksimum festën.
Vëllai i Madh kishte dërguar në shtëpi disa striptiste duke krijuar një atmosferë të ‘nxehtë’. Sakaq në shtëpi ishin rikthyer dhe disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, si Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Beati, Lorenci dhe Gerti, për të festuar së bashku me këngëtarin.
E teksa tradita e ka që festa e beqarisë të festohet vetëm me djem, dy finalistet e “BBV”, Vëllai i Madh i vendosi kusht Dea Mishelit dhe Efit për t’u maskuar si djem.
E të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë Kiara mendon pas kësaj feste beqarie shumë “hot”?
Kiara ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka postuar një imazh nga kjo festë.
E sigurisht gjithë vëmendjen e ka marrë shkrimi bashkëngjitur me të. Me shaka ajo bën thirrje që ta fusnin sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Më fusni në shtëpi tani”, shkruan moderatorja në postimin e saj.

Lini një Përgjigje