TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Maj 2023, 15:45

“Isha më e njohur se ai”, ish-bashkëshortja hakmerret ndaj Hakimit: Nuk kishte asgjë kur u lidhëm

Shkruar nga Pamfleti

“Isha më e njohur se ai”, ish-bashkëshortja hakmerret ndaj

Divorci i mbrojtësit të PSG-së, Ashraf Hakimi me aktoren Hiba Abouk është cilësuar si një ndër më të bujshmit.

Arsyeja përse çështja mori përmasa të mëdha, ishte kalimi i të gjithë pasurisë së futbollistit në emrin e nënës së tij Sadia Mouthi. E gjithë kjo lëvizje e marokenit u bë që nëna e fëmijëve të tij të mos merrte asnjë para tij.

Shumë fansa e kanë vlerësuar Hakimin për zgjedhjen e bërë, duke kritikuar aktoren libiane.

Kjo e fundit iu është përgjigjur të gjithë ndjekësve në programin “Socialite dhe Salvame”: Është e tmerrshme që më konsiderojnë interesaxhie. Kjo është bota e meshkujve në të cilën jetojmë. Kur filluam lidhjen, ai nuk fitonte para dhe unë isha më e njohur se ai, e imagjinoni. Por tani nuk më prek më asgjë që njerëzit thonë, dua të jem e matur që asgjë të mos ndikojë tek fëmijët tanë. Besoj në drejtësi dhe në idenë që janë në anën time”, shtoi ajo.

hiba abouk ish-bashkëshortja e hakimit mbrojtësi i psg

Lini një Përgjigje