TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Maj 2023, 10:30

‘Ka që janë lidh për lojë, ka që janë lidh për seriozisht’, Luizi bën ‘për ujë të ftohtë’ Donaldin (video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Ka që janë lidh për lojë, ka që janë lidh

Mbrëmjen e djeshme, dy miq të veçantë kanë surprizuar 4 finalistët e Big Brother Vip. Bëhet fjalë për fituesin e edicionit të kaluar, Ilir Shaqirin dhe vendin e dytë të edicionit të kaluar Donald Veshaj të cilët kanë darkuar bashkë me Luizin, Efin, Dean dhe Kristin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata janë argëtuar shumë, duke e kaluar mbrëmjen me biseda interesante, batuta dhe humor, por nuk kanë munguar dhe ironitë.

Luizi ka ngacmuar herë pas here Donaldin në lidhje me edicionin e vjetshëm të Big Brother Vip. Teksa ka qenë duke folur Donaldi ku inkurajonte 4 finalistët, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Luizit i cili i tha: “Ta kishe bërë këtë fjalim kur ishe konkurent do kishe fitu, nuk lidhje dot fjalët”.

Në një moment tjetër, Luizi është shprehur se “Ka njerëz që kanë treguar dashurinë e vërtetë, ka të tjerë që e kanë bërë për lojë” dhe menjëherë kamera u fokusua tek Donaldi, i cili gjatë qëndrimit brenda shtëpisë u lidh me Beatrix, por romanca e tyre mori fund menjëherë pas daljes nga BBV.

Luizi kishte një “thumb” dhe për ish-opinionisten e vjetshme Balina Bodinaku, e cila mbështeste Donaldin dhe u mërzit kur ky i fundit nuk arriti të shpallej fitues. Këngëtari shkodran u shpreh: “Më shumë u mërzit Balina, se sa Romeo që nuk fitoi Donaldi”.

Gjithashtu, Luizi u uroi dhe tre finalistëve të sivjetshëm të kenë fatin e tre finalistëve të vitit të kaluar që nuk u shpallën fitues.

luizi donaldi uje i ftohte

Lini një Përgjigje