TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Maj 2023, 10:15

Ish-banorët e Big Brother Vip darkojnë të gjithë së bashku, transportohen me autobus (video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-banorët e Big Brother Vip darkojnë të gjithë së

Katër finalistët e Big Brother Vip, Efi, Luizi, Dea dhe Kristi shijuan mbrëmjen e djeshme një darkë me dy mysafirë të veçantë, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn, fituesin dhe vendi i dytë i edicionit të vjetshëm të BBV.

Por, duket se kjo ka bërë që ish-banorët e këtij edicioni të dalin të gjithë së bashku për darkë.

Nga disa pamje të publikuara nga vetë ata në rrjetet sociale, shihet se të gjithë ish-banorët e BBV të këtij edicioni janë mbledhur bashkë dhe kanë shijuar nga një gotë verë në një nga lokalet e kryeqytetit.

Gjithashtu, ata janë shfaqur në një video të gjithë bashkë në një autobus dhe nuk dihet nëse kanë qenë në ambientet e Top Channel për xhirime apo diku tjetër. Siç mund ta shihni nga pamjet e mëposhtme janë Olta, Tea, Bledi, Qetsori, Armaldo, Elvisi, Tani, Lorenci, Diola, Keisi, Sabiani, Jori, Ermiona, Valbona Mema, Beati, Antoneta, Mikela, Ronaldo, etj pa harruar ndonjë emër tjetër.

Ish-banorët e Big Brother Vip darkojnë të gjithë së

ish banoret bbv autobus

Lini një Përgjigje