TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Maj 2023, 09:38

Kush ishte ‘influencer’ në këtë sezon të Big Brother Vip?

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishte ‘influencer’ në këtë sezon të Big

Gjatë ditës së djeshme, Vëllai i Madh u ka dhënë katër finalistëve një sfidë të re, në mënyrë që të rrisnin shumën e çmimit të madh.

Ata kanë nisur të numërojnë puthjet që janë dhënë në shtëpi si dhe numrin e zarfeve të zinj që kanë hyrë në këtë edicion.

Më pas finalistët kanë ndarë të gjithë ish-banorët sipas profesionit të tyre.

“Kush nga banorët është influencer?”, ishte kjo pyetja që ngjalli një debat mes katër finalistëve.

Efi Dhedhes u shpreh se të gjitha vajzat që kanë qenë në shtëpi mund të quhen të tilla, pasi e përdorin “Instagram”-in për punë dhe se janë personazhe publike që kanë dalë në ekran, ndaj e kanë influencën në publik.

Por Luiz Ejlli nuk ka qenë dakord me këtë pasi sipas tij, asnjë nuk e ka primare të qënurit ‘influencues’.

influencer bbv

Lini një Përgjigje