
Balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj do të rikthehen mbrëmjen e sotme në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania".
Iliri dhe Donalidi ishin padyshim protagonistët më të komentuar të edicionit të kaluar të këtij spektakli.
Mendohet se dyshja e ish-banorëve do të rifuten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të darkuar me katër finalistët e këtij edicioni Luizin, Efin, Deamishelin dhe Kristin.
Lajmin e kanë bërë me dije balerini dhe moderatori nëpërmjet postimeve të bëra në Instagramin e tyre. Së pari ka qenë moderatorja Arbana Osmani ajo që ka zbuluar risinë në shtëpinë e Big Brother.
Ndërsa më pas të dy ata vetë e kanë postuar në profilet e tyre.
“Shihemi sonte në darkë në Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Donaldi, teksa Iliri pyeti fansat: “Si thoni për një darkë sonte? E dini vet se ku”.
Mbetet për t’u parë sesi do të jetë pritja që do t’u bëhet atyre nga finalistët të cilët kanë shprehur mendimet e tyre edhe për edicionin e mëparshëm që u fitua nga Ilir Shaqiri. Ky i fundit, ka pasur një ‘hatërmbetje’ me Luizin pasi këngëtari nuk vlerësoi lojën e tij të bërë në edicionin e parë të BBVIP.


Lini një Përgjigje