TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2023, 09:54

Çfarë dhurate do i bësh çiftit për dasmë? Maestro: Do shtrij këmbët, sa kam jorganin

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë dhurate do i bësh çiftit për dasmë?

Ai është një nga figurat më të diskutuara në Big Brother Vip, falë lojës së tij dhe bashkëveprimit me këngëtarin Luizi Ejlli, arriti të jetë një nga protagonistët e këtij formati. Armaldo Kllogjeri shprehet se nuk e kishte menduar finalen, por me kalimin e kohës, kishte menduar pse të mos ishte pjesë e saj: ‘Nuk u bë e mundur, tani pak rëndësi ka, e rëndësishme është që unë u bëra personazh, rëndësi ka që njerëzit të më duan, dhe BBV do mbahet mend për tre veta: Unë, Olta dhe Luizi’.

I pyetur për dhuratën që do t’i bëjë çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në  finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar,  do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

Armaldo Kllogjeri: Unë do shtrij këmbët sa të kem jorganin.

maestro dasma luiz dhe kiara

Lini një Përgjigje