TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shtator 2025, 09:55

“Kjo që ndodhi me orën ishte skenar nga unë”, Mozzik: VV e ka personale me mua

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo që ndodhi me orën ishte skenar nga unë”, Mozzik:

Mozzik ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, pas skandalit të fundit me orën që kishte prezantuar si origjinale Richard Mille, e cila rezultoi e falsifikuar.

Në story-t e tij, Mozzik tha se incidenti ishte pjesë e një “loje me skenar” nga ana e tij, por shtoi se problemi thelbësor është personal dhe politik: sipas reperit, disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur “çështje personale” me të prej kohësh.

“Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë,” shkroi Mozzik.

Reperi gjithashtu akuzoi se gjatë incidentit në aeroport ka pasur presion nga Hekurani dhe Dimali për ta ndaluar atë, duke e cilësuar këtë si një sulm politik. Ai theksoi se gjatë dy viteve të fundit është përballur me padrejtësi nga ATK dhe mohoi çdo lidhje me aktivitete të paligjshme: “Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”.

Mozzik përmendi edhe Kryeministrin duke pyetur në mënyrë retorike nëse është në dijeni për “inatet personale të vendasve” ndaj tij: “Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare! Suksese!”.

“Kjo që ndodhi me orën ishte skenar nga unë”, Mozzik:

mozik ora vetevendosje

Lini një Përgjigje