
Aktorja e famshme e Hollivudit, Angelina Jolie, ka folur për gjendjen sociale të Shteteve të Bashkuara.
E pyetur për frikën si artiste dhe si amerikane, ajo tha se e do vendin e saj, por se në këtë kohë ‘nuk e njeh Amerikën’.
Aktorja theksoi se çdo kufizim i shprehjes personale është i rrezikshëm dhe se kohët aktuale kërkojnë kujdes e përgjegjësi në fjalë e veprime.
Deklaratat e saj erdhën menjëherë pasi emisioni i Jimmy Kimmel u pezullua për shkak të komenteve polemike mbi vdekjen e Charlie Kirk, duke nxitur debat të gjerë mbi lirinë e shprehjes.
Jolie ndodhej në Spanjë për premierën e filmit të saj të ardhshëm ‘Couture’, por mesazhi i saj për Amerikën jehon shumë më gjerë se ekrani i kinemasë.
Lini një Përgjigje