TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shtator 2025, 08:29

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të besuara me të njëjtët byzylykë

Shkruar nga Pamfleti

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

'Syri i keq' është një besëtytni që na ka ndjekur që në fëmijëri dhe çuditërisht, mund të kesh gjetur veten duke menduar se po, ka njerëz që të marrin mësysh.

Mesa duket edhe qeveria e Edi Ramës s’ka pse të bëjë përjashtim nga këto mendime dhe nëse po mendon se mbrohet nga truproja dhe Garda e Republikës, më lejoni t’ju them se punën e tyre e bëjnë edhe një tufë me fije me ngjyra të ndryshme: të kuqe, të zeza, të bardha, ndonjëherë edhe blu dhe të gjelbra.

Edi Rama – byzylykë që e mbrojnë nga energjitë negative

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

Edi Rama njihet si një prej politikanëve që beson në spiritualizëm dhe simbolika të ndryshme të universit, ndaj s’çuditemi fare kur shohim se gjithë kohës shton byzylykë në dorën e tij të majtë.

Në fotot e fundit, ai shihet me disa shtresa fijesh të kuqe, të zeza dhe me nyje – kombinim i njohur për mbrojtje nga mësyshi.

E kuqja - djeg syrin e keq, jep fuqi dhe vitalitet

E zeza - thith energjitë e liga

Nyjet - mbyllin çdo rrugë hyrjeje të së keqes

Në një vend ku syri i keq përmendet më shpesh se inflacioni, Rama duket se ka ngritur një “gardë mistike” përreth vetes.

Ministret e besuara!

Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

Belinda ka zgjedhur një stil më minimalist se Edi Rama, për ca më shumë autenticitet, por edhe për qëllime të tjera. Mesa duket, Belinda do të jetë në këmbë në tokë (ose në rrugë, meqë është ministre e infrastrukturës), si dhe të ketë qartësi në vendimet që merr (që të mos bëhet meme, duh), sepse byzylyku i saj është një kombinim mes fijeve të kuqe dhe të bardha.

E kuqja – mbrojtje, fillim të ri, qëndrueshmëri

E bardha – pastërti dhe qartësi në mendje dhe shpirt

Mirela Kumbaro – përjetësisht krah Ramës

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

Mirela Kumbaro është vendosur rishtazi ministre e Edukimit, por më parë ka qenë edhe ish-ministre e Arsimit dhe e Turizmit. Është një ndër gratë më jetëgjata në kabinetin e Ramës dhe në CV mund të ketë bosh veç 2 vite nga punët si ministre. Pa merak, se ka qenë në bashkinë e Gjirokastrës gjatë kësaj kohe (vijon të jetë).

Megjithatë, Mirela ka një tjetër kombinim interesant: Torquoise dhe të zezën!

Turquoise – lidhet me chakra-n e fytit dhe zemrës, për një komunikim më të qartë, qetësi dhe dashuri

E zeza – të mbron nga energjitë intensive, se imagjino të jesh në parlament

Ogerta Manastirliu – mbase do të zërë karrigen e Erion Veliajt

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Ogerta gjithashtu është një grua e besuar në kabinetin e Ramës dhe sigurisht, e lidh fija me emrat e sipërpërmendur. Ogerta ka zgjedhur byzylykë të:

E kuqe – për fat të mirë, shëndet dhe mbrojtje

E bardhë – qartësi në mendime

Erion Veliaj – 100 “fije të shenjta”, por a mjaftojnë?

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

Ah, nga sa shumë gjëra duhet të mbrohet Erion Veliaj! Ai mban në dorën e majtë fije klasike të kuqe, kombinime të shumta dhe madje, edhe ngjyrat e ylberit, për diversitet dhe balancën e chakra-ve.

Turquoise – sjell komunikim dhe qetësi në shpirt, ndaj në Instagram-in e Veliajt gjen pafund letra

E bardha dhe e kuqja – mbrojtje dhe pastrim nga energjitë negative

Ngjyrat e ylberit – qetësi për chakra-t, balancë dhe diversitet energjish pozitive

Nejse, mbase nuk ka bërë kombinimin e duhur, pasi e pamë se ç’ndodhi…

Elisa Spiropali – jashtë “klubit të fijes”

Mbrohen nga ‘syri i keq’? Edi Rama dhe ministret e tij të

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Ndryshe nga ministret e besuara dhe Edi Rama, Elisa Spiropali nuk ka vendosur byzylykë në duart e saj, por mbase s’ka bërë mirë, se vërtet është ministrja e Europës, por s’mban të njëjtën peshë me Ballukun dhe Kumbaron. Meqë e ka krahasuar Edi Ramën me Skënderbeun, mund të themi që roli që luan është si me thënë, ai i Vrana Kontit.

Ja, kjo fotoja bërtet: "S'un rri me neve, Elisa".

Tani, po të shihni me vëmendje, të gjithë byzylykët janë vendosur në dorën e majtë. Pse?

Sepse praktikisht, në spiritualizëm, byzylykët që vendosen në këtë dorë, e thithin energjinë nga jashtë dhe e lënë aty, që të mos shkojë drejt chakra-ve të personit që i mban. Fija e kuqe, në këtë rast, është filtri që të mbron nga negativiteti dhe meqë politika është arti i mashtrimit dhe intrigës, s’u vëmë faj politikanëve që e mbajnë.

E dimë se ç’po mendon, ndaj po të paraprijmë:

Pse byzylykët dhe fijet nuk e mbrojtën Erion Veliajn, i cili jo vetëm u arrestua, por tani edhe mund ta heqin nga detyra?

Për t’i rënë shkurt: Ligji s’e njeh spiritualitetin.

Për t’i rënë gjatë: Në traditën popullore shqiptare, nuk është se po vendose një fije të kuqe, mund të mbrohesh nga gjithçka. Pra, të mbron nga energjia dhe syri i keq, por jo nga drejtësia.

Po edhe varet ku e ka blerë, se për shembull, një byzylyk shpirtëror, thuhet se nëse lidhet nga një “dorë e bardhë” dhe me lutjen e duhur, mund të të mbrojë. Nëse blihet, fjala vjen, në treg, na vjen keq, por është dekor.

Po, nga ana tjetër, byzylyku mund të jetë edhe një “truk” për të qenë më popullor dhe i njëjtë me popullin, për t’i treguar atij se edhe liderët janë të prekshëm nga syri i keq dhe mbrohen prej tij.

Në një përfundim ironik, byzylykët mund të të ruajnë nga mësyshi i komshinjve/njerëzve vërdallë, por jo nga prangat e SPAK-ut. Mund të pastrojnë energjitë e këqija të një mbledhjeje qeverie, por nuk fshijnë dot dosjet e drejtësisë./ Anabel.al

 

edi rama byzylyke syri i keq

3 Komente

  1. s
    sam

    Jane pjese e Kabala. Kete e tregojne me krenari. Sekt magjistaresh. Sioniste

    1. v
      varius trapius albanistanius

      Jane sekti i Sorres keta. Neper byrzylyqe kane pilula cianuri. Kur ta kene keq, hop nje te kafshuar. :D

      1. B
        Bylyziku

        Kryeministër më qesharak në botë Turp për ne

        Lini një Përgjigje