TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Shtator 2025, 15:12

Gjyqi i P.Diddy drejt fundit, avokatët e reperit: Është koha që të rikthehet tek familja e tij

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi i P.Diddy drejt fundit, avokatët e reperit: Është koha

Sean “Diddy” Combs meriton një dënim jo më shumë se 14 muaj, i cili përputhet me kohën e qëndrimit të tij në burg, thonë avokatët e reperit në një shkresë të re të paraqitur në gjykatë gjatë së martës.

“Është koha që Combs të kthehet në shtëpi te familja e tij”, thanë ata.

Combs, i cili u akuzua për trafikim seksual, zhvatje dhe mashtrim, por u shpall fajtor vetëm për akuza të lidhura me prostitucionin, ndodhet prej më shumë se një viti në burg që pas arrestimit në Nju-Jork.

“Combs duhet të dënohet për atë që juria e shpalli fajtor, transportimin me miratim të të rriturve me qëllim përfshirjen në prostitucion. Por do të ishte e paligjshme dhe një shtrembërim i drejtësisë që gjykata ta dënojë sikur juria ta ketë shpallur fajtor për trafikim seksual, zhvatje dhe mashtrim apo ta rrisë dënimin duke u bazuar në zbulimet e gjykatës për forcën, shtrëngimin apo mashtrimin”, thanë avokatët.

Gjykata ka vendosur që të mbahet një seancë dëgjimore më 3 tetor.

Shkresa prej 380 faqesh përfshin letra nga nëna, fëmijët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Combs duke shënjestruar kërkesat e prokurorëve dhe Departamentit të Ndalimit për dënim më të fortë. Prokurorët nuk e kanë përfunduar memorandumin e dënimit dhe rekomandimi i ndalimit nuk është publik, edhe pse mbrojtja pretendon që është rreth pesë vjet.

Avokatët e Combs e quajnë “unik” rastin e tij sepse ai nuk përfitoi para nga prostitucioni.

Combs transportoi Cassie Ventura, një grua që dëshmoi nën pseudonimin Jane dhe eskorta meshkuj që të kryenin marrëdhënie seksuale në vende të ndryshme, sipas tyre, me aprovim. Por gratë kanë thënë se marrëdhëniet nuk ishin të dakordësuara.

Pala mbrojtëse përdori edhe figurën e Combs për të nxitur gjykatësin që të japë një dënim më të lehtë, duke e quajtur “një njeri të jashtëzakonshëm që ka dhënë kontribute monumentale profesionale dhe personale gjatë 55 vjetëve” dhe që do të jetë me familjen e tij, ndryshe nga ajo që e kanë quajtur prokurorët të dhunshëm, kontrollues, një i varur i paparashikueshëm nga marrëdhëniet seksuale.

p.diddy avokatet

Lini një Përgjigje