TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Maj 2026, 18:35

“Kam qenë e paralizuar”, Soni Malaj rrëfen mes lotësh sëmundjen që i vështirësoi fëmijërinë

Shkruar nga Pamfleti
“Kam qenë e paralizuar”, Soni Malaj rrëfen mes lotësh
Soni Malaj

Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë një rrëfim prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Gjatë një bisede në “Ferma VIP”, artistja foli për problemet shëndetësore që ka kaluar në fëmijëri dhe që, sipas saj, e lanë për një kohë të paralizuar.

Soni tregoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 7 ose 8 vjeçe dhe jetonte në Tropojë. Ajo tha se ishte diagnostikuar me një formë të rëndë reumatizmi, e cila i shkaktonte dhimbje të forta dhe vështirësi në lëvizje.

“Kam qenë e paralizuar e vogël. Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë, arsyen se pse nuk e di. Nuk ecja dot deri në shkollë fillore”, u shpreh këngëtarja.

Ajo tregoi se pas trajtimeve mjekësore kishte nisur të përmirësohej, por situata u rëndua sërish pas një udhëtimi familjar në Valbonë.

“Ikëm në Valbonë, që iknim në fundjavë, futa këmbët në ujë të ftohtë dhe u paralizova direkt”, rrëfeu Soni Malaj.

Artistja kujtoi gjithashtu mbështetjen dhe sakrificat e familjarëve të saj gjatë asaj periudhe të vështirë, duke emocionuar publikun me historinë personale.

soni malaj ferma vip

Lini një Përgjigje