TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Maj 2026, 15:33

“Goca dhe Gra mbaroi”/ Sherina Spahiu nuk do jetë më pjesë e emisionit?

Shkruar nga Pamfleti
“Goca dhe Gra mbaroi”/ Sherina Spahiu nuk do jetë më
“Goca dhe Gra mbaroi”/ Sherina Spahiu nuk do jetë më pjesë e emisionit?

Sherina Spahiu duket se mund të mos jetë më pjesë e panelit të moderatoreve në emisionin “Goca dhe gra”.

Në fund të sezonit aktual, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për përbërjen e re të panelit, Sherina ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, ku shfaqet në një bisedë të thjeshtë me vajzën e saj të vogël Bliss, ajo dëgjohet duke iu përgjigjur me një ton të drejtpërdrejtë një sugjerimi për veshje që lidhej me programin.

“Goca dhe gra mbaroi. Nuk do fillojë më për mua”, është shprehur Sherina, duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë diskutime në rrjet, pasi nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, një moment spontan gjatë bisedës me vajzën, apo një ndryshim të mundshëm në përbërjen e programit.

Për momentin, as Sherina dhe as produksioni i emisionit nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar nëse ajo do të largohet përfundimisht apo nëse bëhet fjalë për një keqkuptim që do të sqarohet në sezonin e ri.

sherina spahiu goca dhe gra

Lini një Përgjigje