TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Maj 2026, 12:54

Romantike e ‘pashërueshme’, JLO shumë e afërt me Brett Goldstein në eventin e Netflix

Shkruar nga Pamfleti

Romantike e ‘pashërueshme’, JLO shumë e afërt me

Jennifer Lopez dhe aktori britanik Brett Goldstein kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë pas paraqitjes së tyre në premierën botërore të filmit “Office Romance”, ku u shfaqën tepër të afërt në tapetin e kuq.

Dyshja mori pjesë në eventin e organizuar nga Netflix në Los Angeles, duke pozuar së bashku para kamerave dhe duke shkëmbyer momente që u komentuan menjëherë nga fansat në rrjetet sociale.

Në fotografitë e publikuara nga eventi, Brett Goldstein shihet me dorën rreth belit të Jennifer Lopez, ndërsa në një tjetër moment këngëtarja dhe aktorja pozon e kapur për krahu me të.

Pamjet kanë nxitur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre, me shumë ndjekës që kanë komentuar se dyshja duket mjaft në harmoni dhe se mes tyre vihet re një kimi e fortë.

“Office Romance” është projekti më i ri i Netflix dhe rrëfen historinë e dy kolegëve që përfshihen në një lidhje sekrete në ambientin e punës.

Zërat për afrimin mes Lopez dhe Goldstein vijnë disa muaj pasi artistja finalizoi divorcin nga aktori Ben Affleck në fillim të vitit 2025.

jennifer lopez brett goldstein netflix

Lini një Përgjigje