TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Tetor 2023, 12:32

Justin Timberlake detyroi Britney Spears të abortonte fëmijën e tyre kur ishin të lidhur

Shkruar nga Pamfleti

Justin Timberlake detyroi Britney Spears të abortonte fëmijën e

I dashuri i shkollës së mesme të Britney Spears, Donald Reg Jones e ka mbrojtur yllin për të kaluarën e saj me Justin Timberlake.

Duke folur për gazetën ‘The Post’, ai e kritikoi këngëtarin që e detyroi të abortonte Spears, gjatë marrëdhënies së tyre nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Jones tha se çdo burrë që kërkon një grua të abortojë është “një copë m***”, që nuk respekton dëshirën e saj. “A është e mundur që një burrë t’i kërkojë një gruaje të abortojë?”, thekson ai.

Në fund të fundit, Spears deklaroi në kujtimet e saj se do ta kishte mbajtur fëmijën nëse do të ishte vetëm zgjedhja e saj. Madje, ajo shprehu dashurinë për Justin Timberlake dhe pritshmërinë që kishte atëherë, që të krijonin një familje së bashku.

Megjithatë, ai thuhet se ishte i pakënaqur me shtatzëninë dhe e bindi Spears të mos e mbante fëmijën. Spears dhe Jones u lidhën nga viti 1996 deri në 1998. Pavarësisht viteve që kanë kaluar, Jones shprehu keqardhjen që Spears la jetën e saj në Misisipi për në Hollywood.

Ai besonte se këngëtarja thellë-thellë donte një jetë normale dhe të vazhdonte lidhjen me të për një kohë të gjatë, në vend që të ndiqte një karrierë në industrinë e muzikës.

justin timberlake britney spears abort

Lini një Përgjigje