TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Tetor 2023, 11:50

Largimi nga jeta në kohë të parakohshme, çfarë fshihej pas buzëqeshjes së Matthew Perry

Shkruar nga Pamfleti

Largimi nga jeta në kohë të parakohshme, çfarë

Lajmi më i trishtë i ditës së djeshme ishte padyshim ikja e papritur nga jeta e aktorit ikonik Matthew Perry. Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit e gjetën aktorin 54-vjeçar të vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij dhe detektivët po hetojnë.

Perry gjatë gjithë këtyre viteve luftoi për të shpëtuar jetën e tij. Atij iu desh të hynte në rehabilitim 15 herë dhe shpenzoi 9 milionë dollarë duke u përpjekur të “pastrohej” nga droga dhe alkooli.

Ai i shpëtoi vdekjes dy herë për ‘një qime’. Për dy javë ai ishte në koma.

Perry kishte detajuar tashmë betejën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli në autobiografinë e tij ‘Friends’, Lovers, And The Big Terrible Thing, e cila u publikua nëntorin e kaluar.

Në vitin 2019, ai i shpëtoi vdekjes pasi i plasi zorra e trashë për shkak të mbidozës së opioideve. Ai përshkroi momentin kur njerëzit e tij e çuan në spitalin e Los Anxhelosit, ku mjekët kishin thënë se atij iu dha vetëm 2% mundësi për të mbijetuar atë natë.

Për dy javë ai ishte në koma dhe kur u zgjua, zbuloi se i kishin vendosur një çantë kolostomie të cilën duhej ta mbante për nëntë muajt e ardhshëm. Vetëm dy vjet më vonë ai iu afrua përsëri vdekjes kur ishte në një klinikë rehabilitimi në Zvicër.

Mjekët i dhanë atij një qetësues i cili ndërveproi me opioidet në trupin e tij të dëmtuar, duke bërë që zemra e tij të ndalonte së rrahuri. Ata arritën ta ‘ringjallin’, por gjatë reanimimit iu thyen tetë brinjë.

Aktori, pasi kapërceu problemin, ndau me publikun atë që ndodhi dhe u detyrua të hiqte dorë nga një rol kryesor në filmin e vitit 2021, “Don’t Look Up”, ku do të kishte pasur mundësinë të ishte në xhirime me Meryl Streep dhe aktorë të tjerë të famshëm.

Zemra e tij pushoi së rrahuri për 5 minuta

“Unë bëra CPR dhe djali që më shpëtoi jetën theu tetë brinjë duke u përpjekur të më mbante gjallë,”  tha Matthew Perry në një intervistë televizive.

“Unë u operova sepse kisha dhimbje në stomak dhe më dhanë propofol. Zemra ime pushoi së rrahuri për pesë minuta”,  kishte thënë Perry, duke iu referuar anestezisë së përdorur për t’iu nënshtruar operacionit.

“Pra ju ishit i vdekur për pesë minuta?” Colbert e pyeti atë.

“Epo, jo, nuk kisha vdekur, por zemra ime ndaloi për pesë minuta, ” u përgjigj Chandler i ‘Friends’.

“Cili është ndryshimi mes kësaj dhe vijës së drejtë?” pyeti prezantuesja.

“Nuk e di,” pranoi Perry.

“Nuk donin t’ju ​​thoshin sepse nuk ka dallim mes këtyre të dyjave”, u përgjigj prezantuesi.

 

matthew perry jeta

Lini një Përgjigje