TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Tetor 2023, 09:41

Edona James shpallet e preferuara e publikut, banorët e BBVK nisin ofendimet ndaj transgjinores

Shkruar nga Pamfleti

Edona James shpallet e preferuara e publikut, banorët e BBVK nisin

Tre ishin  banorët më të preferuar të publikut për javën që lamë pas në ‘Big Brother Vip Kosova 2’: Edona James, Gani Gërmia dhe Blero Muharremi. Për banorët e tjerë përzgjedhja e Edonës si e preferuar ka qenë e papritur dhe nuk i kanë kursyer reagimet.

I pari ishte Meti Alshiqi i cili i acaruar filloi ta kërcënonte Edona James se loja e saj do të ndryshojë e nuk duhet të gëzohej para kohe.

“Këto stile që i bën ti, kom me t’i largu prej qejfit. Mbaje mend çfarë po të them. Unë vij ku të duash. Këto stile që t’u kanë shitur, harroje nuk të shiten më. Shko ku je mësuar, nuk ka sfilata këtu. Hajt se të tregoj”, i tha ai.

Më pas në dhomën e gjumit Yll Dërvishi ofendoi Edona James duke përdorur epitete të rënda.

“Publiku Kosovës ka vendosur të preferuar Edona James. E keqe sa dush, e palame sa dush, me fol nuk din, atë këmbë si banaku 48 numër, s’e din njeri apo shikon mashkull a çka”, tha ai në një bisedë me Meti Alshiqin.

E gjitha kjo dukej qesharake për Metin i cili filloi të qeshte më zë.

edona james e preferuara ofendime

Lini një Përgjigje