TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Tetor 2023, 09:30

Askush nuk dinte gjë! Arjon Muça bëhet baba dhe lajmin e zbulon e motra

Shkruar nga Pamfleti

Askush nuk dinte gjë! Arjon Muça bëhet baba dhe lajmin e zbulon

Arjon Muça është bërë baba për herë të parë. Nëse deri tani nuk keni ditur asgjë për jetën e tij private, e motra, stilistja Frensi Muça, ka bërë një postim, duke zbuluar lajmin se ajo është bërë halla e një vajze.

Në profilin e saj në Instagram, Frensi shkruan:

“Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça! Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës sime. Të duam pafund.”

Bashkë me urimin, halla e vogëlushes ka zbuluar edhe datën kur moderatori Arjon Muça është bërë baba: më 28 tetor.

Urime për Arjonin vijnë edhe një shumë personazhe të njohur të ekranit, të afërm e miq të tij.

Askush nuk dinte gjë! Arjon Muça bëhet baba dhe lajmin e zbulon

arjon muca baba

Lini një Përgjigje