TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Janar 2024, 20:23

Ish-velinë dhe një nga femrat më tërheqëse të TV, Alesia Bami do të bëhet pjesë e BB VIP 3

Shkruar nga Pamfleti

Ish-velinë dhe një nga femrat më tërheqëse të TV,

Me largimin e papritur të Drini Zeqos nga “Big Brother Vip Albania”, aktualisht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndodhen 23 banorë, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Një numër i lartë, por produksioni ka paralajmëruar se do të ketë dhe banorë të rinj herë pas here, pasi ky edicioni i konfirmuar që prej fillimit do të zgjasë mbi 4 muaj.

Së fundmi, “Kryefjala” raporton se konkurentja më e re që do t’i bashkohet shtëpisë së BBV do të jetë moderatorja Alesia Bami. Nuk dihet nëse ajo do të futet që në spektaklin e të shtunës, apo do t’i bashkohet më vonë shtëpisë së BBV.

Alesia Bami prej vitesh është pjesë e Top Channel, ku e kemi parë si prezantuese të rubrikave të ndryshme në emisionin “E diell” dhe së fundmi si moderatore e “Procesit Sportiv” në krah të Edi Manushit. Më herët ajo ka qenë velinë e emisionit Stop në “TV Klan”.

alesia bami moderatorja sportive big brother albania vip

Lini një Përgjigje