
Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip 3”, sa vijnë edhe shtohen.
Këtë herë Ilnisa është kapur sërish me fjalë me Ledjonën dhe mënyra se si kjo e fundit i ka folur, nuk i ka pëlqyer.
Teksa ka biseduar me Roza Latin, ajo shprehet se Ledjona “ose është me të meta ose është rrugaçe sepse sjellja e saj nuk kishte aspak sens”.
“Një njeri rrugaç. Unë dal nga banja i them të lumshin duart, ajo më tha hahaha je njeriu më negativ. Si mund të jetë robi negativ kur unë i them të lumshin duart. Imagjino duhet të jetë o e metë ose rrugaçe, se s’ka mundësi.
Nuk e llogaris, atë i thashë e qëparë, nëse unë jam negative, ti as ekziston në këtë shtëpi. Imagjino sesa fyese. Pas një dite kaq dinamike që kemi përcjellë kaq mesazhe të mirë për shqiptarët, ajo vazhdon e më thotë je njeriu më negativ. Si nuk i vjen turp”, shprehet Ilnisa.
Lini një Përgjigje