TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Prill 2023, 16:55

Ish-fituesi i BB i përgjigjet Luizit: Kujdes nga nxënësi, mund të dalë më i mirë se mësuesi

Shkruar nga Pamfleti

Ish-fituesi i BB i përgjigjet Luizit: Kujdes nga nxënësi, mund

Fituesi i “Big Brother Albania 5”, Arbër Zeka ka reaguar pas deklaratave të Luiz Ejllit në lidhje me fitoren e tij në 'BBA'.

Gjatë prime-it të së martës, Luizi përmendi “Big Brother 5” teksa fliste për raportin e tij me Efin.

"Në 'Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami. [Më pas] ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova. Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami. Ai e mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother’.”, deklaroi Luizi.

Arbëri u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother 5” dy javë pas nisjes së programit.

Në postimin e parë, Arbër Zeka tha: “Faleminderit, kampion”. Më tej, kur kuptoi se Luizi nuk po e lavdëronte ai shkruan:

“Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”

Në një postim të tretë, Arbëri shtoi: “Kujdes nga nxënësja! (referuar Efit). Se kur s’e pret, kërcet.”

Ish-fituesi i BB i përgjigjet Luizit: Kujdes nga nxënësi, mund

fitues bb luizi efi

Lini një Përgjigje