
Çdo situatë në këtë sezon të Big Brother VIP është shfrytëzuar për përfitime monetare, ku duket se shqiptarët nuk janë kursyer. Finalja e “Big Brother VIP” është pak ditë larg, po për ta ndjekur nga afër duhet të rezervoni një biletë, aspak modeste.
Këtë e bëri të ditur dhe moderatorja Arbana Osmani mbrëmjen e së martës se kush dëshiron që të ndjekë finale e Big Brother Vip live atëherë do të duhet të rezervojnë një biletë.
Ditën e djeshme është publikuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip të marrin biletën e tyre.
Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.
Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani nuk dihet nëse finalja do të mbahet te stadium apo në ambientet e Top Channel.

Lini një Përgjigje