
Luiz Ejlli e ka treguar që në krye të herës se është një lojtar i denjë për formatin e Big Brother Vip. Përveç debateve shumë të ashpra që ka përballuar, por edhe provokuar, këngëtari shkodran është shumë i zoti për të krijuar situata nga më të ndryshmet, duke shkaktuar zënka por edhe sherre brenda shtëpisë. E sigurisht, të gjitha këto kanë shkaktuar ilaritet tek publiku.
Mbrëmë, teksa po shikonte një debat mes Nita Latifit dhe Krist Aliajt, ai i tha Dea Mishelit se do të rrinte edhe 6 muaj nëse do e shtynin BB VIP. Sipas tij, loja është shumë e bukur dhe i pëlqen kur shikon kështu situatash.
“Sa lojë e bukur është. Edhe 6 muaj do kisha qëndruar po ta shtynin, kaq e dua këtë lojë. Unë mbaroj kur hapi kështu situatash, vdes, janë shumë të bukura. Njeh anë të njerëzve që ndoshta nuk i ke njohur, sheh momente ku preken, ku dinë, ku nuk dinë”, tha Luizi.
Lini një Përgjigje