TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2025, 10:58

Ish-banorja e Big Brother aksident me makinë dy herë brenda javës, brenda mjetit edhe vajza 5-muajshe

Shkruar nga Pamfleti

Ish-banorja e Big Brother aksident me makinë dy herë brenda

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë.

Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka bërë dy aksidente me makinë

Ajo ka shkruar se është mirë dhe se është frikësuar shumë pasi kishte me vete në makinë vajzën e vogël, disa muajshe, teksa u kërkon drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Këtë javë dhe unë kam bërë 2 aksidente . Çdo gjë është shume mirë shyqyr Zotit, dhe makinën e mora sot nga servisi.

Por…Psee more njerëz nuk respektoni asnjë rregull sidomos në rreth-rrotullim që jeni të gjithë në garë kush makinë e fut ‘turirin’ e para…Unë u tremba shumë të them të drejtën dhe akoma s’e kam marrë veten sepse në të 2-ja aksidentet kisha dhe vajzën në makinë ….Ju lutem!!!!! Udhëtoni me kujdes”- ka shkruar Mikela në InstaStory.

Mesazhi sensibilizues i Mikelës është shumë i vlefshëm, sidomos në këtë periudhë ku çdo kush ‘nxiton’, pa menduar që të jesh shofer/e është përgjegjësi e madhe. Por fakti që Mikela është aksidentuar 2 herë brenda javës, na bën të mendojmë edhe se mos ndoshta faji ka qenë ‘pak’ i saj?!

Ish-banorja e Big Brother aksident me makinë dy herë brenda Ish-banorja e Big Brother aksident me makinë dy herë brenda

mikela pupa aksident

Lini një Përgjigje