TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2025, 10:32

“Kam frikë se ma sheh shtriga”, Eranda Libohova flet për herë të parë për partnerin

Shkruar nga Pamfleti

“Kam frikë se ma sheh shtriga”, Eranda Libohova flet për

Ndodh rrallë, ndoshta dhe kurrë, që këngëtarja e mirënjohur Eranda Libohova të flasë për jetën e saj personale, e aq më pak për partnerin e saj.

E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, pasi u pyet nga njëri prej vogëlushëve, në lidhje me aspektin romantik, këngëtarja pohoi se kishte dikë në jetën e saj.

“Princin e kam gjetur, e mbaj sekret sepse kam frikë se shtriga nëse e prek e kthen në bretkosë. Kështu që e ruaj mos ta shikojë shtriga, e mbaj për vete, e mbaj të fshehur,” u shpreh Eranda.

Kujtojmë se dy vite më parë artistja në një tjetër intervistë shprehu dashurinë e madhe ndaj partnerit që ka në krah.

eranda libohova partneri shtrigat

Lini një Përgjigje