TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Janar 2024, 22:37

Ilnisa dhe Meritoni çift? Dyshja komenton: Ndihemi mirë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa dhe Meritoni çift? Dyshja komenton: Ndihemi mirë bashkë

Një ndër çiftet që pritet të formohen në shtëpinë më të famshme, Big Brother Vip, e që po komentohen më së shumti janë Ilnisa dhe Meritoni.

Këtë mbrëmje ata kanë folur për marrëdhënien e tyre pasi dy javët e fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërsa qëndronin vetëm në sallonin e shtëpisë, të dy thanë se ndihen shumë mirë kur qëndrojnë me njëri-tjetrin.

Meritoni: Unë dhe Ilnisa kemi një raport shumë të mirë për momentin miqësor. Kalojmë shumë kohë të mirë, bëjmë shaka, mundohemi të qetësojmë njëri-tjetrin në situata të ndryshme. Mua më vjen më shpesh sepse Ilnisa është ajo që bën më shumë sherre. Ajo që më pëlqen më shumë te Ilnisa është inteligjenca e saj.

Ilnisa: Qeshim shumë bashkë

Ledioni: Unë e shoh që ty të pëlqen Meritoni.

Ilnisa: Ne jemi të destinuar të pëlqejmë njerëz që na bëjnë të ndihemi mirë, Meritoni është një shembull në këtë drejtim.

Ledioni: Ka diçka që të frenon?

Ilnisa: Varet se si, jo më kupto, ne jemi të izoluar, ne rrotullohemi rreth njëri-tjetrit, janë normale pyetjet e mia, se si interpretohet e gjitha kjo, bota çfarë thotë.

Meritoni: Kur të jemi bashkë, njerëzit mendojnë se ne flasim me njëri tjetrin, bëjmë plane, kalojmë një pjesë të bukur duke folur, shaka, më kupton shumë mirë dhe ia kuptoj, edhe mënyra se si flasim, bukur që po reflekton kjo tek publiku.

ilnisa agolli meritoni big brother vip

Lini një Përgjigje