
Edi Rama, njëshi i PR-it në Shqipëri, cilësoi kreun e PD, Sali Berisha si ‘buf kënete’, në përgjigje të gjithçkaje që ai thoshte. Aq shumë e përdori këtë epitet, sa që e ktheu në një ‘markë të njohur’. Gjatë fushatës elektorale në Vlorë, ku hiqet më lab se lebërit, meqë atë qytet e ‘ka ndritur’, vlonjatët i dhuruan një buf.
Duket se këtë simbol (tanimë) e ka shfrytëzuar edhe gazetarja Ilnisa Agolli. Gjatë vizitës së saj turistike në Stamboll ajo ka blerë një buf souvenir, duke bërë që i gjithë rrjeti ta lidhte me ‘bufat e Ramës’.
E meqë bufi i parë pati sukses, bukuroshja ia nisi ‘flirtimit politik’ me Ramën, duke blerë artikuj të tjerë me bufë: “Hey guys, pas bufit të djeshëm, pashë që kishim zhvillime tani në Shqipëri, pas këtij që bleva. Kështu që unë vendosa ta vazhdoj lojën dhe bleva një palë atlete po prapë me buf dhe një çantë me buf.”, thotë në një video Ilnisa.
A thua, kjo gjë do i pëlqejë Ramës dhe do ia shpërblejë në një farë forme ish-banores së Big Brother? Mbetet për t’u parë…!/ Pamfleti
Lini një Përgjigje