TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Mars 2025, 10:23

Fero i rikthehet muzikës, e ‘kap keq’ me motrën e Vjosa Osmanit

Shkruar nga Pamfleti

Fero i rikthehet muzikës, e ‘kap keq’ me motrën e Vjosa

Edhe pse premtoi se nuk do të këndonte më, reperi Fero mesa duket është penduar (ose ka mbetur pa të ardhura) dhe i është rikthyer muzikës.

Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar në instastory të profilit të tij të Instagramit disa pjesë të projektit më të ri muzikor, e cila duket se i drejtohet ish-partneres së tij Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu edhe personave të tjerë.

“S’e kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes”,- thotë Fero në këngë.

Theksojmë se Fero ka përmendur në këngë motrën e presidentes Vjosa Osmani, pasi ajo është avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.

fero rikthim

Lini një Përgjigje