TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2025, 14:43

Quajti Gjestin ‘varfanjak’, Ola Zenelaj: Më preku në moral

Shkruar nga Pamfleti

Quajti Gjestin ‘varfanjak’, Ola Zenelaj: Më preku në moral

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka folur për lojën e saj në shtëpinë e famshme, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’.

Ola gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Shumë e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati. Si është e vërteta e kësaj?

Ola: Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’.

Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë, sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese”, tha ish-banorja.

ola zenelaj gjesti varfanjak

Lini një Përgjigje