
Takimi i Gjestit me prindërit ishte plot emocione dhe përcolli një ndjenjë të fortë jo vetëm për protagonistët, por edhe për publikun. Por, një moment i shkurtër nga ky takim, së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti përshëndetet me prindërit.
Teksa përqafohen, nëna e tij dëgjohet teksa thotë: “Të fala m’i bën Eglit”.
Ka qenë kjo përshëndetje e veçantë nga mamaja e Gjestit që shtoi aludimet se ajo ka një mendim pozitiv për banoren, ose se po i jepte të kuptonte të birit se publiku i do bashkë, ndaj duhet të përqendrohet tek ajo.
Kujtojmë se së fundmi në rrjet u vu re se motra e Gjestit, Blerina, ka surprizuar me një lëvizje ndaj Eglit. Ajo e ka hequr aktoren nga miqësia e saj në rrjet.
Lini një Përgjigje