TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Mars 2025, 12:23

“Ti kujton se dua të lidhem me ty”, ‘plas keq’ mes Gjestit dhe Laertit: Ke tentuar edhe dy herë të tjera të më puthësh

Shkruar nga Pamfleti

“Ti kujton se dua të lidhem me ty”, ‘plas keq’ mes

Mes Gjestit dhe Laertit duket se nuk ka më paqe. Sa më shumë afrohet finalja, aq më shumë rriten tensionet në shtëpinë e Big Brother.

Debati mes dy banorëve ka nisur për shkak të puthjes mes të dyve, që mbushi kronikat rozë.

Pasi i rikujtoi situatën, Gjesti e pyet aktorin nëse po e kuptonte, pasi disa herë i ka thënë ‘analfabet’.

“Laert, po më kupton ç’ka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija? Se për të tjerat më thotë ‘çfarë the, ik, çfarë the s’po të kuptoj, analfabet’”, iu drejtua Gjesti me ironi.

Ndërsa më tej Gjesti shtoi: Të ha unë ty frizurën, ti ke qejf me më puth sërish por unë nuk kam qejf ty.

Në këtë moment Laerti iu kundërpërgjigj: U larg qoftë!

“Se ti nuk e kupton kur është loja, ti mendon se dua të kem lidhje me ty seriozisht. Më vjen shumë keq. E ke treguar veten. Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh edhe me zgjat puthjen, i ki videot”, tha në fund Gjesti, duke shtuar aludimet mbi orientimin seksual të aktorit.

laert gjest puthje sherr

Lini një Përgjigje