TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Mars 2025, 10:59

“Valbona e ka një të dashur”, Milaim Zeka: Atë djalin, unë e njoh

Shkruar nga Pamfleti

“Valbona e ka një të dashur”, Milaim Zeka: Atë

Ditën e djeshme gazetari i njohur Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se e njeh shumë mirë Valbonën dhe e di 100% të sigurtë se ish-banorja ka një lidhje jashtë dhe madje, e njeh djalin për të cilin bëhet fjalë.

"Unë guxoj të them që Valbona ka një lidhje jashtë. E di këtë që po e them. Pak para se të hynte në Big Brother kjo e ka pasur një të dashur dhe e ka një të dashur. Edhe e njoh", tha ai.

Është personazhi i njohur publik?

Nuk ka rëndësi, tani e pret apo jo janë gjëra që njeriu e pret dikë të dashur tek stacioni i autobusit, dikush tek treni, dikush në aeroport.

E gjitha kjo që ka krijuar Valbona ka qenë një lojë sipas tij?

Vetëm kjo e Valbonës është 100 % lojë. Unë nuk them se Laerti e ka kuptuar lojën e Valbonës por agresiviteti, vulgariteti, arroganca dhe budallallëku në fund i Valbonës është rezultat i asaj që ajo e di që ka dikë jashtë dhe dikush po e pret nga jashtë.

Aludimet se Valbona ka një të dashur jashtë janë diskutuar edhe më herët, sidomos në Fan Club Big Brother, por ish-banorja i ka mohuar me forcë dhe bëri si e dashuruar deri në fund me Laertin, derisa ky i fundit e çoi për nominim ‘kokë më kokë’ me veten.

 

milaim zeka valbona mhilli

Lini një Përgjigje