TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2023, 08:51

I gjuajti apo e shtyu? Publikohen pamjet e reagimit të Luizit ndaj Kiarës mbrëmjen e Prime-it

Shkruar nga Pamfleti

I gjuajti apo e shtyu? Publikohen pamjet e reagimit të Luizit ndaj

Ditën e djeshme u bënë publike disa pamje, të cilat Kiara nuk donte që të publikoheshin. Në ‘Big Brother Fun Club’, u transmetuan disa pamje, ku Kiara e shtyu me këpucë Luizin, teksa ky i fundit po fliste për nominimin.

Këngëtari nga ana tjetër e gjuajti me shuplakë në këmbë, teksa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej. Në dhomën e rrëfimit, Kiara është pyetur për atë incident, për të cilin tha se ishte gjë koti.

“E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi, më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, deklaroi Kiara.

Madje, moderatorja kërkoi që të mos transmetohej kjo pjesë e të mos diskutohej si dhunë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)

luizi dhe kiara dhune

Lini një Përgjigje