TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Dhjetor 2023, 13:59

Fituesi i BBV3 i paracaktuar? Ina Kollçaku zbulon pa dashje emrin e Romeo Veshajt (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fituesi i BBV3 i paracaktuar? Ina Kollçaku zbulon pa dashje emrin e Romeo

Pak ditë na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip 3 dhe një pjesë e personazheve janë zbuluar. Por më shumë se personazhet në ‘tavolina’ të ndryshme diskutohet edhe emri i fituesit, pa nisur ende shfaqja reality.

Vëllezërit Veshaj, që më shumë se për çdo gjë janë të njohur për lidhjet me ‘vajzat e duhura’ duket se do ‘bëjnë namin’ edhe në Big Brother.

Djemtë nga Vlora dihet që paguhen shumë në Top Channel, pavarësisht sa vlejnë e meqë në Big Brother Vip 1 nuk i dhanë fitoren Donaldit, duket se do ia japin kësaj radhe Romeos.

Puntata e tyre e fundit na erdhi në ndihmë, për të vërtetuar më mirë zërat që qarkullonin.

Ndër personazhe të tjerë, ishin të ftuar Balina Bodinaku (mbështetëse e flaktë e Donaldit në BBV1, e cila thuhet se do të jetë opinioniste edhe në BBV3, meqë e ndriti në të parin (aktivisti Adriatik Lapaj, i cili u tregua një ‘politikan’ i vërtetë kur ktheu përgjigje dhe Ina Kollçaku që njihet për sinqeritetin ‘e tepruar’. Gjatë bisedës, djemtë pyesin:

“Mos flasim vetëm për politikë o Adriatik tani, flasim edhe për showbizz. Se njerëzit, kam përshtypjen, do duan të njohin pak edhe këtë anën tënde. Njerëzit u ngritën në protestë për Luizin sepse ti je një njeri që ke organizuar protesta. Si e komenton?

Adriatik Lapaj: Unë i besoj popullit. Si mendon ti Ina?

Unë mendoj: A do ta kalojë Romeo Veshaj këtë famë në BBV3?

Vëllezërit Veshaj: Po ç’lidhje ka Romeo?

Mesa duket Romeo po e shtrin ambicien e tij edhe përtej famës së Luizit, aq sa në një bisedë që nuk kishte lidhje me Big Brother, pyet nëse ishte e drejtë apo jo protesta që fansat bënë për Luizin. Të jetë paracaktuar vallë fituesi?

Epo, ku ka zë, nuk është pa gjë! Thënie e popullit edhe kjo. /Pamfleti

 

 

 

romeo veshaj paracaktim bbv3

Lini një Përgjigje