
Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce është djegur mëngjesin e Krishtlindjeve, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Houston.
“Familja, e cila jeton në shtëpinë që u shkrumbua, ka shpëtuar shëndoshë e mirë, pa raportuar lëndime”, thanë burime nga zjarrfikësit.
Shtëpia me tulla në rrugën Rosedale është bërë një pikë referimi. Kur ishte në treg në vitin 2018, sekserja tha për “Good Morning America” se familja Knowles e bleu shtëpinë në vitin 1982 dhe jetoi atje derisa Beyonce ishte rreth 5 vjeç.
Të hënën, Departamenti i Zjarrfikësve të Hjustonit iu përgjigj raporteve për një zjarr në shtëpi rreth orës 2:07 të mëngjesit me orën lokale, sipas KPRC.
Lini një Përgjigje