
Aktorja Anna Lika ka prekur me mesazhin për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Ilda Gjoni, motra e Inis dhe Ingrid Gjonit u nda sot nga jeta.
Anna ka reaguar përmes në rrjete sociale duke treguar dhimbjen e madhe për këtë humbje.
“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e Anna Likës.
Ilda ishte nënë e 3 fëmijëve, Anës, një vajze dhe një djali tjetër. Anna ka treguar në intervista të ndryshme se ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nëna dhe babai i saj ishin ndarë.

Lini një Përgjigje