TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Dhjetor 2023, 12:15

Maestro flet për marrëdhënien me Luizin: Nuk do flasim për një kohë të gjatë

Shkruar nga Pamfleti

Maestro flet për marrëdhënien me Luizin: Nuk do flasim për

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar në ‘Jo vetëm modë’, ku ndër të tjera ka folur mbi përvojën e tij në BBV, teksa është ndalur edhe te raporti me fituesin e BBV2, Luiz Ejllin.

Aai tha se nuk flasin me njëri-tjetrin dhe nuk mendon se do flasin për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpesh herë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin, Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?

Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?

Armaldo Kllogjeri: Po sepse unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.

Orinda Huta: E pe filmin e tij?

Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.

Armaldo Kllogjeri: Filmi më pëlqeu, film i bukur.

 

armaldo kllogjeri marredheni luiz ejlli

Lini një Përgjigje