
Opinionistja e spektaklit televiziv "BBVK2", Anita Haradinaj, mbrëmjen e së hënës ka pasur një diskutim me banoren e shtëpisë, Shqipe Hysenaj.
Në diskutim e sipër, Anita i ka përmendur asaj virgjërinë.
Anita Haradinaj: Të gjykosh Albën që rri në lavanderi dhe është 22-vjeçe Shqipe, për ty që je 32-vjeçe e të thuash që je e virgjër, ç’ka të themi pastaj”, është shprehur ajo.
Shqipe Hysenaj: Ça lidhje ka kjo?
Anita Haradinaj: Po na lodhe me moralizma o Shqipe…
Shqipe Hysenaj: Çfarë të bëj? E kam moralin shumë të lartë.
Anita Haradinaj: Po ça morali ke ti? Që merr Ilirjanën tërë ditën e ia mbush kokën me thashetheme dhe intriga?!
Lini një Përgjigje