TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Gusht 2025, 12:14

Çfarë po ndodh në Meksikë? Një tjetër influencere gjendet e pajetë në kamion; bashkë me të edhe burri e fëmijët e saj

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh në Meksikë? Një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një influencere meksikane u gjet e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Viktimat janë 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare.

Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan vetëm tani, raporton The Sun.

Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje.

Autoritetet dyshojnë se bashkëshorti i Garibay ishte shënjestra e sulmit, por hetimet vijojnë ende dhe pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen makabre.

Më herët, në maj të këtij viti, u vra me armë zjarri një tjetër influencere meksikane. Ngjarja ndodhi kur 23-vjeçarja ishte në transmetim live në TikTok.

Çfarë po ndodh në Meksikë? Një tjetër Çfarë po ndodh në Meksikë? Një tjetër Çfarë po ndodh në Meksikë? Një tjetër

meksike influencere familja pa jete

Lini një Përgjigje