
Robert Berisha, i cili vazhdimisht ka postuar në Instagramin e tij foto me partneren e tij, Anën, duket se i ka dhënë fund lidhjes me bukuroshen.
Nga një monitorim në rrjetet sociale aludohet se çifti po kalon një krizë në lidhjen e tyre, ku edhe pse dyshja ka mundur të ruajë lidhjen prej disa vitesh në distancë, duket se raporti mes tyre s’është më njësoj.
Mësohet se marrëdhënia e tyre është në krizë. Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo, njëri-tjetrin në Instagram. Nëse kjo është një krizë kalimtare apo fundi i lidhjes së tyre, mbetet ende për t’u parë. Megjithatë, fansat kanë nisur të dyshojnë për një ndarje të mundshme, sidomos pas mungesës së shfaqjeve të përbashkëta kohët e fundit.
Lini një Përgjigje