TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2025, 13:34

Loredana, Gerta dhe Niki Delijorgji bëhen bashkë për ‘Goca dhe Gra’

Shkruar nga Pamfleti

Loredana, Gerta dhe Niki Delijorgji bëhen bashkë për ‘Goca

"Goca & Gra" do të rikthehet në ekranin e Top Channel mbrëmjen e sotme, më 17 maj, me një ndryshim në panelin e 5 moderatoreve.

Në videon e postuar nga Top Channel, bëhet me dije se moderatoret e këtij sezoni do të jenë sërish Rudina Dembacaj dhe Egla Ceno, njësoj si vitin e kaluar.

Kurse, prurjet e reja do të jenë: Gerta Gixhari, Loredana Brati dhe modelja Niki Delijorgji.

"Goca dhe Gra, nga 17 Maji, çdo të shtunë ora 21:00 vetëm në Top Channel," thuhet në mbishkrimin zyrtar.

Në promo dëgjojmë Gocat të thonë nga një shprehje identifikuese sipas radhës: "Unë e ndërtoj gjithçka nga e para" (Rudina); "Jam e fortë" (Gerta); "Pa filtra, pa marrë lejen e askujt" (Niki); "Po, po, kështu fitohet" (Egla) dhe "Arrojeni, pa H, t'ju marr seriozisht," (Loredana, me humorin e saj të zakonshëm).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

goca dhe gra

Lini një Përgjigje