TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2025, 12:43

“Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’”, babai i Beatriçes: Gjërat ndryshuan kur njohu Kolën

Shkruar nga Pamfleti

“Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’”,

Ndër emrat më të përfolur së fundmi në rrjet, Beatriçe Gjergji para se të ngjitej në skenën e madhe të Eurovizionit, mësohet se muzikën e kishte një trashëgimi familjare.

Babai i saj, Mario Gjergji në një intervitë të dhënë për RTSH zbulon se kjo trashëgimi  “kaloi brez pas brezi”.

Mario zbulon më tej se talenti i Beatriçes për të kompozuar ishte dukshëm që në vegjëli. Edhe pse u rrit në shtetin fqinj dhe fillimisht ishte e orientuar drejt muzikës italiane e angleze, babai i artistes rrëfen me ndjeshmëri momentet kur kishte frikë se mos vajza po i largohej nga rrënjët shqiptare.

“E rritur me këngë shkodrane, ia injektoja sa më shumë, por nuk i pëlqente shumë muzika jonë… Kishte një zë të bukur, por më dukej sikur po më dilte ‘nga shinat’,” tha ai me sinqeritet.

Ndërsa sot, Beatriçe jo vetëm që i është kthyer identitetit të saj muzikor, por përfaqëson Shqipërinë në një nga skenat më të mëdha të muzikës ndërkombëtare.

Mario vlerëson më tej se njohja e saj me Kolën ishte një pikë kthese në karrierën e saj.

“Muzika është në gjak tek ne,” thotë Mario me krenari. “Në familjen Gjergji këndojnë të gjithë… thoshin dikur me shaka: tek ata këndojnë edhe pulat. Ne hamë bukë me muzikë.”

beatrice babai shkodra elektronike

Lini një Përgjigje