TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2025, 13:00

“Justin do të mbrojë veten”, Bieber pritet të flasë në gjyqin kundër P.Diddy

Shkruar nga Pamfleti

“Justin do të mbrojë veten”, Bieber pritet të

Justin Bieber ka vendosur të flasë për lajmet që e lidhin me Sean ‘Diddy’ Combs.

Këngëtari u është përgjigjur shqetësimeve të fansave se mund të jetë abuzuar nga reperi 55-vjeçar gjatë viteve të tij të hershme të karrierës, kur xhironin “Love Yourself”.

Në një video të rishfaqur në vitin 2024, Justin, i cili asokohe ishte minoren, shihet duke ndenjur për 48 orë me Combs pasi po bashkëpunonin për një album. Një tjetër video e vitit 2010, kur Justin ishte 16 vjeç, dallohet që është në siklet dhe i merret goja kur Combs e pyet pse nuk del më me të.

Combs e ndihmoi Justin të arrinte famën pasi kishte qenë mentor i Usher, kurse ky i fundit i ofroi një kontratë këngëtarit që asokohe ishte 14 vjeç. Një burim për Us Weeky është shprehur se Justin “do të mbrojë veten” dhe “është i neveritur”nga akuzat që rëndojnë mbi reperin.

Diddy tashmë ndodhet në gjyq, ndërsa zëdhënësi i Bieber ka dhënë një deklaratë: “Edhe pse Justin nuk është një nga viktimat e Sean Combs, ka individë që janë lënduar vërtet prej tij. Devijimi i fokusit larg këtij realiteti zvogëlon drejtësinë që këto viktima meritojnë.”

Gjyqi i Combs nisi të hënën dhe deri më tani ka dëshmuar ish-e dashura e tij e 10 viteve, Cassie Ventura që ka tronditur me rrëfimin e saj.

justin bieber deshmi

Lini një Përgjigje