TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Maj 2026, 14:00

Çfarë i ndodhi Belen Rodriguez? Moderatorja e famshme shtrohet në spital nga fqinjët pas ulërimave dhe kërkesës për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë i ndodhi Belen Rodriguez? Moderatorja e famshme shtrohet
Çfarë i ndodhi Belen Rodriguez? Moderatorja e famshme shtrohet në spital nga fqinjët pas ulërimave dhe kërkesës për ndihmë

Showgirl-i argjentinas Belén Rodriguez ka përfunduar në spital pas një alarmi të fqinjëve që mobilizoi policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit në qendër të Milanos.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e 25 majit, rreth orës 07:00, në apartamentin e saj në zonën elitare të Brera-s. Një fqinj dyshohet se ka dëgjuar britma që vinin nga banesa e moderatores dhe ka telefonuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

“Ndihmë, më ndihmoni!”, raportohet të jetë dëgjuar për disa minuta nga dritarja e banjës së saj.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën patrulla policie, ambulanca dhe zjarrfikësit, ndërsa zona u bllokua përkohësisht për shkak të operacionit emergjent.

Sipas raportimeve, autoritetet zhvilluan një negociatë disa orëshe me Rodriguez, e cila hapi derën vetëm pak para se zjarrfikësit të ndërhynin me forcë.

Burime pranë ngjarjes thanë se 41-vjeçarja dukej në gjendje të rënduar emocionale dhe fizike. Më pas ajo u transportua në Policlinico di Milano me kod të verdhë për kontrolle mjekësore.

Nga spitali u bë e ditur se gjendja e saj është e stabilizuar dhe se ajo është liruar pas trajtimit dhe vlerësimeve mjekësore.

Ndërkohë, emri i Belén Rodriguez është përfshirë edhe në një tjetër ngjarje që po hetohet nga policia lokale në Milano.

Sipas dëshmive të raportuara nga mediat italiane, dy persona pretendojnë se e kanë parë Rodriguez duke drejtuar një automjet tip Land Rover Defender, i cili dyshohet se është përfshirë në dy aksidente të ndara gjatë mbrëmjes së së shtunës.

Aksidenti i parë raportohet të ketë ndodhur pranë zonës së Arco della Pace, ku automjeti dyshohet se ka dëmtuar një makinë të parkuar. Pak minuta më vonë, në zonën e Brera-s, SUV-ja thuhet se ka goditur një motoçikletë dhe disa automjete të tjera.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej rasteve.

Policia po heton për të verifikuar pronësinë e automjetit dhe për të konfirmuar kush ndodhej në timon në momentin e incidenteve. Ndërkohë, Belén Rodriguez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave italiane.

belen rodriguez ulerima spital

Lini një Përgjigje