TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Maj 2026, 11:53

Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo

Shkruar nga Pamfleti
 
Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo
Selin, Gimbo dhe Dafina

Dafina Zeqiri ka marrë një surprizë të veçantë pas lajmit për shtatzëninë e saj të dytë. Këngëtarja e njohur shqiptare ndau me ndjekësit në Instagram një dhuratë emocionuese të ardhur nga fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, dhe partneri i saj, DJ Gimbo.

Çifti kishte zgjedhur ta uronte artisten me një buqetë elegante lulesh dhe një kartolinë plot dashuri, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave. Në mesazhin e shkruar për Dafinën thuhej: “Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

Kjo surprizë vjen vetëm pak kohë pasi Dafina konfirmoi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ëmbël këngëtarja e dha gjatë koncertit “Supernova” në Tiranë, ku emocionoi publikun duke zbuluar se djali i saj, Daskani, shumë shpejt do të bëhet me një motër ose vëlla.

E njohur për energjinë dhe humorin e saj në skenë, Dafina nuk i kurseu batutat as këtë herë. Gjatë performancës ajo u shpreh se kishte kënduar “vetë e dyta”, ndërsa me humor shtoi se së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, po krijojnë “një skuadër futbolli”.

Fansat dhe miqtë e artistes kanë vijuar ta mbushin me urime dhe komente pozitive, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për këngëtaren.

Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo

selin bollati dj gimbo dafina zeqiri

Lini një Përgjigje